BE miraton Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën

Miratohet marrëveshja e Asociimit

Njëzetetetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan formalisht Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën.

Ky është hapi i fundit në procesin e ratifikimit dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 shtator. Marrëveshja historike, fillimisht, është planifikuar të nënshkruhet në nëntor të vitit 2013. Por, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është tërhequr nga ajo, nën presionin e Moskës. Ky veprim ka shkaktuar protesta masive, të cilat e kanë detyruar Yanukovychin të ikë nga pushteti në shkurt të vitit 2014, shkruan Rel.

Rusia është përgjigjur pastaj me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

Back to top button