Mirela Gjikokaj shënon shtatë gola dhe shpallet më e mira

Forma e lojtareve të Kombëtares së Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe. Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë. Ajo është shpallur më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi 28:28 me Haslumin.
Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë. Për më tepër Gjikokaj i kishte edhe nëntë asistime. Ka kohë që ajo shquhet edhe me asistime.
Mirela Gjikokaj është prej lojtareve kryesore të Kosovës. Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze./21Media

Back to top button