Mirënjohje aleatëve të koalicionit opozitar

Basha tha se si kryetar i opozitës, ndihet me fat për besimin e patundur ndaj tij dhe Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shprehu sot mirënjohjen për mbështetjen të gjithë aleatëve të koalicionit opozitar.

“Mirënjohje për të gjithë ju anëtarët, mbështetësit dhe drejtuesit e partive opozitare. Sot, keni të drejtë të ndiheni krenarë për besnikërinë që u keni dhënë qytetarëve dhe kauzës të drejtë të zgjedhjeve të lira. Personalisht, si kryetar i opozitës së bashkuar ndihem me fat, si askush tjetër në historinë 27-vjeçare të pluralizmit, për mbështetjen dhe besimin e tuaj të patundur ndaj meje dhe Partisë Demokratike”, shprehet Basha, përmes një deklarate për shtyp./21Media

Back to top button