VMRO-DPMNE nuk e njeh Xhaferin-por i përgjigjet ftesave të tij si kryeparlamentar

Nga VMRO-DPMNE pranojnë se i janë përgjigjur ftesës së Xhaferit

Edhe pse Talat Xhaferin nuk po e pranojnë si kryetar të ri të Kuvendit, megjithatë deputeti dhe anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE shkoi në kabinetin e tij, për të gjetur zgjidhje për mandatin e kryetarëve të komunave dhe zgjedhjet lokale. Nga VMRO-DPMNE pranojnë se i janë përgjigjur ftesës së Xhaferit, por ata theksojnë se nuk e njohin ate si kryeparlamentar.

“Zotëri Xhaferi ka mandat për të qenë deputet, dhe si i tillë është i verifikuar. Është përfaqësues i një partie politike, por pa marrë parasysh që është anëtar i një partie politike. Ne nuk mund ta pranojmë dhe verifikojmë zgjedhjen e tij jolegale, dhe thyerjen e rregullores, me qëllim që të arrihet ambicia e tij personale për të qenë kryetar i Kuvendit”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Ai theksoi se janë të gatshëm për çdo bashkëpunim, për të gjetur zgjidhje që është në interes të qytetarëve, që të ketë zgjedhje lokale,shkruan tv21.tv

Nga LSDM theksuan se duhet të ketë konstruktivitet dhe të pranohet zgjedhja e institucioneve të reja.

“Ne sillemi në mënyrë konstruktive, për këtë arsye edhe ishim në atë takim. Sikur VMRO-DPMNE nuk do ti bllokonte proceset, deri më tani do të kishim qeveri reformuese dhe ndoshta zgjedhjet lokale do të realizoheshin në afat, kështu që krejt kjo që po bëjnë tani, është që të krijojnë një kaos”, tha Milla Carovska nga LSDM.

Ndryshe, dje me ftese të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, përfaqësues të gjitha partive politike parlamentare u takuan ne Kuvend, ku në fokus ishte skadimi i afatit të mandatit të krerëve të komunave si dhe gjetja e zgjidhjes për shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale./21Media

Back to top button