Mirënjohje heronjve që lartësojnë emrin e shtetit tonë
“Mirënjohje heroinave dhe heronjve të sotëm”
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës, përkulemi para veprës madhore të grave dhe burrave që u flijuan ndër breza dhe punuan për krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë.
“Mirënjohje heroinave dhe heronjve të sotëm, që po japin më të mirën nga vetja për ta lartësuar emrin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Ta përfaqësosh dhe t’i shërbesh atdheut, do të jetë gjithmonë nder dhe detyrë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?