Mirënjohje për punëtorin që shpëtoi nga boca e gazit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë sot mirënjohje për punëtorin që i është rrezikuar jeta gjatë punës, nga një mjet plasës në mbeturina.
Muharremaj për rtv21.tv ka thënë se Gentian Qamaj është rrezikuar nga shpërthimi i një boce të gazit më 29 prill në Sopijë.
Tutje, ai ka thënë se Qamaj nga fshati Greikoc, në punën e tij të ndershme shpesh herë është ballafaquar duke e rrezikuar jetën e tij.

Muharremaj ka theksuar se respekton punën e punëtorëve që kujdesen për pastrimin e ambientit. Sipas tij, kompania që Qamaj punon, gjatë pandemisë ishte e angazhuar vazhdimisht në punë./21Media

Back to top button