Mirëpriten porositë e Chollet dhe Escobar për Asociacionin

Në kohën e diskutimeve dhe presionit në rritje ndaj Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës rinkonfirmuan se nuk do të lejojnë një Republike Serbe në Kosovë.

“Asociacioni është një zotim ndërkombëtar që është futur në marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013. Në pikëpamjen tonë kjo është në pajtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe dëshirojmë që gjithë qytetarët e Kosovës të marrin të njëjtat shërbime. Kemi qenë të qartë se nuk do të pranojmë dhe nuk e përkrahim asgjë që përngjan “Republika Sërbska” në çfarëdo mënyre”, tha Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Qëndrimi ynë është që Asociacioni është një detyrim ekzistues ligjor në kuadër të marrëveshjes së Brukselit. Por, ne vazhdimisht i kemi thënë Kosovës se do ta ndihmojmë në formësimin e tij sipas një modeli evropian që nuk shkel sovranitetin ose strukturën kushtetutuese dhe funksionalitetin e saj”, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor

Megjithatë, zyrtarët e lartë amerikanë Chollet e Escobar, para senatorëve amerikanë theksuan se lidershipi në Kosovë tani duhet të tregojë se si mund të duket Asociacioni dhe të jetë i pranueshëm për ta.

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, mirëpriti qëndrimin e SHBA-së për Asociacionin por thotë se Kosova ka treguar përkushtimin e saj për zgjidhjen e  kësaj çështjeje dhe se presioni duhet të bie mbi Serbinë.

“Është shumë me rendësi që në senatin e SHBA-së si nga ana e komitetit për politikë të jashtme por edhe nga Escobar e Shollet u bë e qartë që kurrëfar mekanzimi jokushtetues që cenon sovranitetn, integritetin dhe funksionalitetit e shtetit të Kosovës nuk mund të merren në konsideratë.  Qeveria e ka prenzantuar draft-vizionin, draft-vizioni e realizon procesin, i vendosë kornizat dhe konturat e themi të zbatimit apo plotësimit të këtij propozimi, të këtij mekanizimi deri në realizim të tërësishëm por palët duhet ta kuptojnë veçmas Serbia që të heqë dorë nga përpjekjet për ta krijuar një entitet si republika Serbe kjo është e papranueshme e padiskutueshme për Kosovën s’behet fjalë në anën tjetër ndërkombëtarët duhet ta shtojnë presionin mbi Sebrinë për t’u kthyer ne realitet, tha Adnan Rrustemi nga VV-ja.

Partia më e  madhe opozitare PDK, thotë se qëndrimet e SHBA-së për Asociacionin tashmë kanë qenë të ditura, por sipas saj, qeveria nuk po e kupton obligimin që ka për Asociacionin.

“Këto janë qëndrime të kahmotshme por ata po duhet t’i përsërisin sepse s’po di a po e kuptojnë institucionet tona qëndrimin real të SHBA që është konstant dhe i padryshueshëm dhe nuk është e domosdoshëm që në secilin takim e secilin rast të përsërisin ato janë çështje që dihen dhe ajo që i mbetët  institucioneve tona duhet që konform obligimeve përgjegjësive dhe premtimeve që i kanë dhënë të vazhdojnë me proces. Qeveria  duhet ta ketë një propozim  konkret por qeveria e dini ju që formalisht e ka pase prioritetin ef undit bisedimet me Serbinë tash u ka dalë një super prioritet…”, tha Elmi Reçica nga PDK.

Për analistin politik, Gazmir Raci, SHBA-ja edhe një herë konfirmoi se është kundër një Republike Serbe në Kosovë. Sipas tij, qeveria e ka bërë hapat e saj për Asociacionin.

“Pozicioni amerikan është shumë i qartë sidomos nga janari e deri me këtej asociacioni do të themelohet vetëm sipas marrëveshjes së Brukselit dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe krejt kjo e parandalon Republikën Serbe në Kosovë. Qeveria ka qenë e gatshme në Ohër me dalë me propozim se kanë pranuar ndërmjetësit. Qeveria edhe në takimin e fundit në Bruksel prezantoi parimet edhe modelin evropian është modeli kroat që ka shumë ngjashmëri me Kosovën kështu që Kosova është në avantazh në këtë proces sepse ka propozuar hapa se si duhet të themelohet ky asociacion”, deklaroi Gashi.

Më dy maj në Bruksel ekipi menaxhues prezantoi një draft-statut për Asociacionin por i njëjti u refuzua nga kryeministri Kurti i cili më pas prezantoi një draft-vizion në të cilin nuk përmendet specifikisht Asociacioni, por i referohet Nenit 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb./21Media

Back to top button