Miriam Cani rikthehet me ninullën “Nina Nana”

Artistja shqiptare, Miriam Cani është rikthyer me një projekt të ri, më ndryshe nga ç’jeni mësuar ta dëgjoni e shihni.
Cani ka publikuar ninullën “Nina Nana”.
Ajo shkroi në Instagram se ky projekt është një dhuratë për fëmijët e nënat e reja.
“Nina Nana” është një dhuratë e vogël për të gjithë bebat, fëmijët dhe nënat e reja. Një ninullë e kënduar dhe e shkruar për të përfaqësuar dashurinë e pastër të çdo nëne shqiptare.

Muaj më parë, ajo dhe Albani, publikuan projektin e tyre të radhës të përbashkët./21Media

Back to top button