Mirud tregon se pse nuk mori pjesë në Këngën Magjike këtë vit

 

Durim Morina, i njohur me emrin skenik Mirud, i ftuar në programin “Me 21-IN”, në RTV21 foli për projektin që solli me video duke zgjedhur versionin akustik (Unplugged Version) të këngës “Nëse vdes”.

Artisti tutje tregoi edhe për arsyen se pse nuk mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2021”  .

Morina tha se pak kohë para se të mbahej festivali, ai rezultoi pozitiv me Covid-19, gjë që e pezulloi udhëtimin e tij nga Amerika në Tiranë dhe pjesëmarrjen e tij në “Kënga Magjike 2021”.

Kënga me të cilën do të ishte pjesë e festivalit, është punuar nga Kleidi Bahiti dhe Anxhela Peristeri.

Ndërkohë që, bënë të ditur se me po të njëjtën këngë do të marrë pjesë sërish, në vitin e ardhshëm.

Tutje, ai bëri të ditur se nuk do të jetë asnjëherë më pjesë e festivalit të këngës në Shqipëri, RTSH, por që, nëse një ditë Kosova do të jetë pjesë e Eurovisionit, do të përfaqësonte vendin me dëshirë.

Artisti ka folur edhe për paraqitjen e Anxhelës në Eurovision, ku ka shprehur se i ka pëlqyer shumë performanca e Peristerit dhe është emocionuar gjersa ajo këndonte live në skenën e madhe./21Media

Back to top button