Arrestohet “shtriga” në Zvicër, sot u ekstradua në Kosovë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar në Zvicër i dyshuari Ilir Isufi me nofkën “Shtriga”, i cili që nga tetori i vitit të kaluar kërkohej nga Policia.

“Shtriga” kërkohej për veprat penale: Trafikim me njerëz, grabitje dhe shantazh.

“Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021. I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Polcisë.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ILIR (Xhemё) ISUFI./21Media

Back to top button