Mitrovicasit i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin para, ari, telefona e dokumente

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10 në Mitrovicë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sef, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./21Media

Back to top button