Rusia thotë se ka goditur 58 objektiva ushtarakë
Rusia thotë se ka goditur 58 objektiva ushtarakë në Ukrainë gjatë natës, duke përfshirë vendet ku ishin përqendruar trupat, depot e karburantit dhe pajisjet ushtarake, përcjell rtv21.tv
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se goditi tre objektiva duke përdorur raketa me precizion të lartë, duke përfshirë një sistem raketor anti-ajror ukrainas S-300 dhe një përqendrim të madh të trupave ukrainase me pajisjet e tyre./21Media