Mitrovicë: Një nxënës therret me thikë

Një nxënës i klasës së nëntë është therrur me thikë në Mitrovicë

Në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë në mëngjesin e sotem një nxënës është therrur me thikë.  Viktima është nxënës i klasës së nëntë, i cili është dërguar në QKUK dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lajmin për ngjarjen në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të shkollës, pas një zënke, ndërsa njësitë policore janë në vendngjarje”, ka thënë Zahiti.

Mësohet se viktima është sulmuar nga një bashkëmoshatar i tij te cilin e ka arrestuar policia

Deri tani nuk dihet motivi i kesaj ngjarje. Policia po punon në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Back to top button