Mjekësia është gati të bëjë një përparim në terapinë e kancerit

Studiuesit nga Shtetet e Bashkuara aktualisht janë duke zhvilluar një vaksinë kundër tumorit që do të ndihmojë në imunizimin kundër kancerit.
Përpjekjet e para janë premtuese, dhe do të funksionojë si një vaksinë e zakonshme kundër gripit. Deri më tani, qelizat e kancerit kanë qenë në gjendje të shumohen në trupin tonë pa u sulmuar nga sistemi imunitar, transmeton “Focus.de
Një ekip hulumtues nga Universiteti i Çikagos në SHBA tani ka arritur të bëjë qelizat e kancerit të dukshme si një patogjen i huaj me anë të një vaksinimi. Një qasje krejtësisht e re në terapinë e kancerit.
Studiuesit arritën të nxjerrin qelizat e kancerit dhe të përdorin rrezatim për t’i vrarë ato. Qelizat e vrara forcohen me ekscipientë farmaceutikë dhe injektohen. Ashtu si me vaksinimin e zakonshëm të gripit, ku shkakton një përgjigje imune në sistemin limfatik./21Media

Back to top button