Mjekët në Pulmologji ia largojnë 84 vjeçarit një trup të huaj

Mjekët në Klinikën e Pulomologjisë kanë kryer një intervenim duke ia larguar një pacienti 84 vjeçar një trup të huaj, i cili i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë, si pasojë e pengesës në bronk.
Këtë e bëri të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pacienti, sipas SHSKUK-së, është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve, ndërsa pritet të lirohet për në shtëpi brenda javës./21Media

Back to top button