Mjeku palestinez thotë se kushtet në spitalin verior të Gazës janë “jashtëzakonisht kritike”

Dr Ahmed Muhanna, drejtor i Spitalit Al-Awda në Jabalia, i cili është në veri të Gazës. i përshkruan kushtet në spital si “jashtëzakonisht, jashtëzakonisht kritike”. Sipas tij, bombardimet izraelite në afërsi të spitalit kanë qenë të vazhdueshme.

Në mesazhin zanor siguruar nga BBC News  ai shpjegon se të gjitha spitalet në Gazën veriore dhe qytetin e Gazës tani nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime mjekësore.

Dr Muhanna shton se spitali Al-Awda po pranon “rreth 40 deri në 50 pacientë në ditë afërsisht” nga “të gjitha zonat veriore”.

Ai thotë se stafi i spitalit nuk ka mundur të largohet për 39 ditë dhe objekti nuk ka karburant për një javë./21Media

Back to top button