E filloi ta shkruante në qelitë e burgut të Nishit, Bajram Kosumi boton librin “Enciklopedia imagjinare/Postroman “

“Enciklopedia imagjinare/Postroman” një libër që filloi të shkruhet qysh në vitet 1985-6 në qelitë e Burgut të Nishit nga Bajram Kosumi, i cili atë kohë ishte i burgosur politik, nga nesër do të jetë në duart e lexuesve, shkruan portal rtv21.tv

Vet autori, Bajram Kosumi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se libri, të cilin e ka cilësuar si  më të mirin që mund të shkruante ndonjëherë, ka dalë nga shtypi sot (15 nëntor) dhe do të prezantohet nesër në Panairin e Librit në Tiranë, në stendën e Toenës, në ora 13:00.

“Libri me i mire qe mund te shkruaj! I filluar ne qelite e Burgut te Nishit, diku ne vitet 1985-6 dhe i perfunduar ne kryeqytetin e Republikes se Kosoves, ne Prishtine, me 2022.
Te dashur miq e dashamire te letersise- lexim te kendshem!:, ka shkruar Kosumi në Facebook.

Bajram Kosumi ka shkruar qindra artikuj publicistikë dhe shkencorë, si dhe një numër të madh librash nga fusha e politikës, letërsisë, medias, gazetarisë dhe kulturës./21Media

Back to top button