Mjeku sulmon fizikisht punëtorin në Spitalin e Pejës

Një punëtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës është sulmuar fizikisht nga një mjek i këtij spitali.
Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se dyshohet që deri te sulmi ka ardhë si pasojë e “një mosmarrëveshje e kanë pas të brendshme, rreth orarit të punës”.
“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”., tha ai./21Media

Back to top button