Derri “theri” kasapin rrugës për në thertore

Një derr mbyti një kasap rrugës për t’u therur në Hong Kong.
Policia tha se kasapi 61-vjeçar e kishte qëlluar me armë trullosëse kafshën për ta therur kur ajo kishte rikthyer vetëdijen dhe e rrëzoi.
Një koleg në thertoren Sheung Shui në Hong Kongun verior e gjeti kasapin me një thikë mishi ende në dorë dhe këmbën e majtë të dëmtuar.
Ndërsa policia nuk e ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes, duket se kasapi u rrëzua nga derri të premten dhe mori një plagë nga tehu i thikes 40 cm.
Kasapi u dërgua në spital, por më vonë u konstatua i vdekur.
Derrat konsiderohen shumë inteligjentë për shkak të aftësisë së tyre për ndërveprim social, ngjitjes emocionale, aftësisë për të ndjerë dhimbje dhe higjienës së përgjithshme.
Ato rrallë janë kafshë të dhunshme, përveç kur mbrojnë të vegjlit e tyre./21Media

Back to top button