Mjeshtërit e maskimit, çfarë shihni në foto

1 min read

Shkathtësitë e pabesueshme të kamuflimit të një bufi janë kapur nga një fotograf amator në Kanada.

Turisti Chi Kit Leong, kapi fotot magjepsëse ndërsa vizitonte rajonin Thompson-Nicola të Kolumbisë Britanike.

Në një nga imazhet, bufi shihet i ulur në një degë me fytyrën e kthyer drejt pemës, transmeton rtv21.tv.

Fotoja, e shkrepur tregon se si puplat e tij përzihen në mënyrë të përsosur në ngjyrën e lëvores, duke e bërë atë pothuajse të padukshme.

Është vetëm një nga mijëra shembujt e kafshëve që përzihen në habitatet e tyre për t’u fshehur nga grabitqarët.

Në nëntor të vitit të kaluar, një krokodil vdekjeprurës u kap i maskuar në mënyrë perfekte në një gropë balte në Australi.

Në qershor, një leopard u gjet i fshehur në një imazh të kapur nga fotografi amator Abhinav Garg ndërsa ishte në një udhëtim në kodrat Aravali jashtë Jaipur, në Indi. 34-vjeçari nuk e kuptoi se e kishte kapur në foto macen e egër derisa u kthye në shtëpi, pavarësisht se priti me orë të tëra duke shpresuar të kapte pamjen e kafshës së rrallë./21Media