Të premtën jepet “Zgjimi i Pranverës” në TKK

Shfaqja “Zgjimi i Pranverës” e autorit Frank Wedekind, do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës të premtën, me fillim nga ora 20:00.
“Zgjimi i Pranverës” është një bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis.
Kjo shfaqje është me regji të Zana Hoxhës dhe sipas saj ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90-ta.
“Kjo shfaqje zgjon nevojën për të ngritur në diskutim tema të tilla “të ndaluara”, për të folur për ndjenjat, seksin dhe përvojat e para teksa ato ndodhin, nevojën për t’i ditur të gjitha, për t’i kuptuar e për t’i përjetuar. Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi./21Media

Back to top button