Mjet shpërthyes në Hajvali, Policia jep detaje

Sot rreth orës 15:30 policia ka pranuar informatën për një mjet shpërthyes në një zonë malore në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Këtë për portalin rtv1.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së të cilat ndodhen në vendngjarje.
“Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së të cilat poashtu ndodhen në vendngjarje. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button