Mjetet e ndara nga Qeveria të pamjaftueshme

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se janë të pakënaqur me shumën e ndarjes se mjeteve nga qeveria për subvencionin e pagave në sektorin privat.

Rukiqi sot në konferencë për media tha se 6.5 milionë euro që janë ndarë sot nga qeveria janë të pa mjaftueshme për subvencionin e pagave.

Rukiqi u shpreh se pritjet kanë që qenë të jenë mbi 200 milionë euro për sektorin privat.

“Me rritje të skemave sociale nuk arrihet rimëkëmbja ekonomike. Sa i përket masave është i mirëpritur ky vendim, megjithatë duhet të largohet edhe ora policore në zonat e kuqe. Ne si Odë ekonomike do të vazhdojmë të merremi me rikuperimin e pasojave nga pandemia”, tha ai.

Ai kërkoi mbështetje të veçantë edhe për mediat. Rukiqi tha se edhe ky vit do të jetë vit i mbijetesës.

Back to top button