Mjuzikli dedikuar Michael Jackson “MJ: The Musical” në Broadway

 
Fëmijët e ikonës tashmë të ndjerë të muzikës Michael Jackson, Prince, Paris e Bigi “Blanket” Jackson , si dhe një numër i madh fytyrash të njohura të shoubiznesit ndërkombëtar, përfshirë këtu Spike Lee, Kenny Ortega, princesha Sarah Culberson e Sierra Leones, ishin të pranishëm në Broadway me rastin e hapjes së mjuziklit dedikuar Jackson “MJ The Musical”.
Me këtë mjuzikël u kremtuan arritjet e Michael Jackson në karrierën e tij, raporton revista People.
Fëmijët e Jackson me këtë rast u paraqitën në ngjarje duke tërhequr kështu vëmendjen e medieve me stilin e veçantë të veshjes.
Sipas revistës People, mjuzikli dedikuar karrierës së Michael Jackson përqendrohet në procesin kreativ të këngëtarit gjatë turneut të tij të vitit 1992, Dangerous Tour. Ai përfshinë mbi 25 hitet më të mëdha të Xheksonit.
Turneu Dangerous Tour u realizua një vit para se të bëheshin akuzat ndaj Jackson për ngacmime seksuale. Por në hapje të mjuziklit, përfaqësues të shfaqjes nuk ishin të gatshëm të përgjigjeshin në pyetjet e gazetarëve në lidhje me akuzat. E në skenë, ata iu dedikuan paraqitjes skenike në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mjuzikli “MJ The Musical” fillimisht u planifikua të shfaqej në Broadway kah mesi i vitit 2020, me regji e koreografi të Christopher Wheeldon, por lansimi i tij u shty për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në nëntor të vitit 2019, u bë e ditur se rolin e Jackson do ta luante Ephraim Sykes, por më pas, në qershor të 2021-tës, u njoftua se me rol në vend të tij do të paraqitet aktori Myles Frost./21Media

Back to top button