MKRS ndanë 9 milionë euro për rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë 9 milionë euro për rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku.

Ai tha se sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për renovimin e stadiumit.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës, përmes së cilës ne kemi zotuar gjithë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit, ndërsa komuna ka për obligim zhvillimin e procedurave të prokurimit, punët ndërtimore si dhe mbikëqyrjen teknike. Futbollistët dhe qytetarët e kësaj komune dhe më gjerë do të kenë stadiumin e merituar, me kushte të dinjitetshme për të zhvilluar aktivitetet sportive dhe ndjekur ndeshjet e ekipeve të preferuara”, ka shkruar Çeku në “Facebook”./21Media

Back to top button