MKRS: Punë intensive në Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se po bëhet punë intensive në Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

Lokaliteti Arkeologjik, një hapësirë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore me vlera historike, shkencore, kulturore dhe edukative, po i nënshtrohet punimeve për konservimin dhe prezantimin e tij.

Ministri i Kulturës Çeku, i shoqëruar nga profesionistët e institucioneve vartëse të MKRS, shikuan për së afërmi punimet dhe biseduan detajisht rreth tyre.

“Ky projekt i MKRS që synon të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor, zbatohet nga UN-Habitat Kosovë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button