MKRS: Suksesi i xhudistëve është një përfaqësim dinjitoz i vendit tonë

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, në kategorinë 57kg, kundër francezës Sarah-Leonie Cysique. Me këtë rast, minisitria Kulturës, Rinisë dhe Sportit deklaroi se kjo arritje është një rezultat kulmor në Lojërat Olimpike 2020.
“Xhudistja, Nora Gjakova ia sjell Republikës së Kosovës medajen e dytë të artë olimpike. Nora mundi në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, në kategorinë -57kg. Pas fitores së medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova arrin një rezultat kulmor në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Nën drejtimin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vendi ynë arritet të stoliset me dy medalje olimpike”, u bë e ditur në postimin e MKRS-së në Facebok.
Tutje, Kosova ka arritur t’i fitojë tri medalje të arta në përgjithësi, në të dy olimpiadat sa edhe ka marrë pjesë./21Media

Back to top button