MMPHI: Jemi në teren për të zhbllokuar rrugën Suharekë-Prizren

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI) ka njoftuar se ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimin rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim.
“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Nga ana tjetër Zv. Ministri Hysen Durmishi ka publikuar fotografi nga rrëshqitja e dheut në këtë aks rrugor.

Back to top button