Modelja gjermane sulmohet nga leopardi gjatë një fotosesioni

Modelja gjermane, Jessica Leidoplh, është sulmuar nga një leopard gjatë kohës sa po realizonte një fotosesion, në Gjermaninë Lindore.
36 vjeçarja që përshkruhej gjithmonë si një vajzë që i do shumë kafshët, pësoi dëmtime serioze në kokë pas këtij sulmi.
E njëjta u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm pas plagëve të rënda.
“Ai vazhdonte të kafshonte, në faqe, në vesh dhe në kokë”, tha tabloidi gjerman, Bild duke cituar fjalët e modeles.
Është ende e paqartë se si rrjedhi e tërë ngjarja, por bëhet e ditur se Leidoplh ka në shtëpi një mace, një kalë, pëllumba e papagallë, gjë që rezulton se e njëjta nuk i ka të panjohura sjelljet e kafshëve.
Grupi i të Drejtave të Kafshëve me të kuptuar këtë ngjarje, ka bërë thirrje që këto lloj kafshë nuk është e preferueshme të përdorën për përfitime komerciale.
Ndërkohë që, pronari i kopshtit ku ndodhi sulmi, nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me ngjarjen./21Media

Back to top button