Modelja ruse bën tato fytyrën e Don Xhonit
Modelja ruse, Ariana Lirey, ka kohë që e ka shprehur simpatinë që ka ndaj reperit kosovar, Don Xhonit.
Ajo së fundmi simpatinë e saj e ka dëshmuar duke bërë një tatuazh për artistin nga Drenasi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një instastory, me ç’rast ka shkruar: Dhurata më e mirë nga personi më i mirë.

Gjithashtu, edhe modelja ruse e ka treguar në instastory po të njëjtin tatuazh.
”Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka shkruar Lirey bashkangjitur imazhit./21Media
