Mogherini, nikoqire e takimit të Thaçit me Vuçiqit
Sipas kumtesës së Mogherinit presidentët e të dy shteteve do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini të martën në Bruksel do të jetë nikoqire e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mërtutje, në njoftimin nga Zyra së Mogherinit, theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik.
Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës sëMogherinit./REL