PZAP fillon hetimin për 24 ankesa
Refuzohen 41 ankesa tjera
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të pranojë për hetim 24 ankesa të kandidatëve për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha se nga 65 ankesa sa kanë pranuar gjithsejtë, 24 kanë vendosur t’i hetojnë, ku do hapen 30 kuti të votimit.
Ai tha se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tri ekipe për ta kryer këtë hetim.
Sipas tij, të hënën pasdite do t’i bëjnë publike vendimet për të gjitha ankesat e pranuara.
Përndryshe, më së shumti ankesa në PZAP kanë parashtruar kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, me gjithsejtë 22 ankesa, derisa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 19 ankesa.