Mogherini: BE do të pranojë vendet e Ballkanit pas Brexit

Mogherin tha se dëshiron më shumë të flas për bashkimin e serishëm të Evropës

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini ka deklaruar në një intervistë për “Stampa”, se është e sigurt se pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni, “e ardhmja e saj nuk do të mbetet në 27 vende anëtare pasi do të ketë vende të reja anëtare”.

“Mendoj në vendet e Ballkanit me të cilat po bisedojmë për hyrje në BE. Shumë flasin për këtë si proces “të zgjerimit”. Unë dua më shumë të flas për bashkimin e serishëm të Evropës”, ka thënë kryediplomatja evropiane për gazetën nga Torino në Nju Jork, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Brexit do të dobësojë BE-në.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button