“Mohuesit e krimeve të gjenocidit në burg”

Damati thotë se gjenocidi në Kosovë duhet të rregullohet me ligj

Avokati i njohur, Musa Damati ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në Kosovë duhet të rregullohet me Ligj të veçantë, dhe mohuesit duhet të dalin para drejtësisë.

“Bazuar ne kete, edhe gjenocidi i fundit qe ka ndodhur ne hapesiren territoriale te Republikes se Kosoves duhet te rregullohet me Ligj te veçante, dhe mohuesit apo dyshuesit potencial te ketyre krimeve te gjenocidit, duhet te pergjigjen penalisht, kjo eshte menyra e vetme per te rregulluar kete materie, sepse nese vetem pas 20 viteve ballafaqohemi me “mohim” te gjenocidit, atehere çfare mund te ndodhe pas 200 viteve me historine e shtetit tone?!”, ka shkruar Damati ndër tjerash  në Facebook.

Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të masakrës të Reçakut avokati, Tomë Gashi ka paraqitur kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky kallëzim penal siç thuhet në dokumentin e siguruar nga RTV21 ka ardhur pasi më 5 dhjetor në cilësinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare në mes të serbeve dhe shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke deklaruar në mënyrë sistematike dhe duke e keqpërdorur pozitën e tij si president i Republikës së Serbisë, si dhe duke e mohuar masakrën e Reçakut në të cilëën masakër më 15 janar të 1999 nga forcat okupuese, ushtarake dhe policore të Republikes së Serbisë janë vrarë 45 shqiptarë civilë të moshave të ndryshme, fëmijë, gra dhe burra po ashtu është deklaruar se Masakra e Reçkut është një “trillim i sajuar nga William Walker”, dhe masakra e Reçakut ishte një krimi i fabrikuar ku gjithçka sipas tij “është falsifikuar nga ai mashtruesi me flokë të bardha, një mashtruesi Ëalker”, këtë e ka thënë para gazetarëve dhe këtë e kanë raportuar edhe të gjitha mediat në Republikën e Serbisë dhe në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button