Molliqaj i dërgon porosi Haradinajt nga Gjakova

Molliqaj: Haradinaj të zgjedhë një humbje me dinjitet

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha të mërkurën në Gjakovë se kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka kundër-kandidat në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi sipas tij, Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa tashmë veç ka humbur, ndërsa për Ramush Haradinajn tha se ai ishte guximtar në luftë e frikacak në politikë për shkak se po fshihet për të mos dalë në debat përballë Kurtit.

Molliqaj pati një porosi për Haradinajn duke i thënë që të zgjedhë se në çfarë mënyre dëshiron ta përjetojë humbjen në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Një porosi për Ramush Haradinaj nga Gjakova: le të zgjedhë një humbje të dinjitetshme, ose një humbje pa dinjitet, sepse gjithsesi është humbës”, u shpreh Molliqaj./21Media

Back to top button