Molliqaj reagon për deklaratat e Kurtit: Rrehja shpinën, kapja votën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas një deklarate të kryeministrit Albin Kurti të bërë në një tubim në Frankfurt, i cili ka thënë se “patriotët e punëtorët më të mëdhenjë janë në diasporë, jo në Kosovë”.

Molliqaj këtë diskurs të Kurtit e ka përshruar si “Rrehja shpinën, kapja votën”.

“Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën.  Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parasite”,ka shkruar Molliqaj./21Media

Back to top button