Mallorca e Muriqit pëson në terrenin vendës nga Atletico Madrid
Mallorca e Vedat Muriqit dhe Atletico Madrid janë takuar sot në kuadër të xhiros së 13-të të La ligës së Spanjës së futboll.
Ndeshja në stadiumin e Mallorca-s ka përfunduar me triumfin e skuadrës mysafire me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone, e shënoi Julian Alvarez në minutën e 61-të, pas asistimit të Giuliano Simeone.
Në ndeshjen tjetër të ditës, skuadrat Real Betis dhe Celta Vigo ndan pikët duke luajtur baras – 2:2.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e Atletico Madrid mbetet e treta në renditjen tabelare me 26 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona dhe një më pak se rivali i qytetit, Real Madrid në vendin e dytë. Mallorca ndërkaq mbetet në pozitën e tetë me 18 pikë, prej tyre pesë fitore, tri barazime dhe pesë humbje.