Molliqaj: Të rinjtë do ta bëjnë ndryshimin që i duhet Kosovës

Molliqaj, ka shprehur besimin se votuesit e rinj do të jenë në mbështetje të VV-së

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, ka shprehur besimin se votuesit e rinj do të jenë në mbështetje të kësaj partie dhe së të njëjtit do të bëjnë dryshimin që i nevojitet vendit.

Përmes Facebook-ut Molliqaj ka risjellë në vëmendje një studim të realizuar nga KDI, rreth gjashtë muaj më parë, në bazë të të cilit 27 % e te anketuarve që do të votojnë për herë të parë, kanë deklaruar se do të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi i Molliqajt në Facebook:

A ka më mirë se me votën e parë në jetë ta bësh ndryshimin?

Në këto zgjedhje, mijëra të rinj do të votojnë për herë të parë. Në mungesë të vendeve të punës, të rinjt tanë po e lëshojnë vendin për të bredhur rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë.

Në një studim të bërë nga KDI para gjashtë muajsh, 27% e të anketuarve që do të votojnë për herë të parë deklaruan se do të votojnë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Më 11 qershor, këta të rinj do ta bëjnë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.

Back to top button