Qytetarët e Shkupit i zgjon tërmeti

Disa prej banorëve kanë qenë në gjumë dhe nuk ju kujtohet mirë se ka pasur lëkundje të tokës

Ora shënoi 4. 08 tc mëngjesit, kur Shkupi sërish u trondit nga një tërmet prej 4.2 ballësh, që  zgjoi nga gjumi qytetarët. Sipas Observatorit Evropian Seizmologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në lindje të Shkupit, në afërsi të fshatit Marino. Tërmeti u ndje nga qytetarët, derisa një pjesë e tyre thane se ishin zgjuar nga lëkundja e tokës.

“Tërmeti nuk më zgjoi por më zgjoi papagalli i cili u frikësua, kurse mandej e kuptuam se bëhet fjalë për një tërmet. Mandej shikuam se tërmeti kishte qenë 4.2 ballë. 00 20 Po kemi një frikë që na ka mbetur nga viti i kaluar por jemi mësuar se kjo shkallë sa ishte, nuk mund të shkaktoj dëme”, tha Sllobodanka Jovanovska.

Disa prej banorëve kanë qenë në gjumë dhe nuk ju kujtohet mirë se ka pasur lëkundje të tokës.

“Nuk më kujtohet mirë, ishte diçka e çuditshme, kauçi në të cilin ishte luhatej lart poshtë dhe nuk më kujtohet shumë mirë”, tha Mile Georgiev.

Nga Instituti për inxhinieri tërmetesh dhe inxhinieri seizmologjike theksuan se epiqendra e tërmetit ka qenë e njëjta me atë të shtatorit të vitit të kaluar.

“Duke marrë parasysh se këtë mëngjes kishim dridhje të tokës prej 4,2 shkallëve sipas Rihterit me të njëjtën epiqendër si dhe në vitin e kaluar kur dridhja ishte prej 5,3 shkallës, është e qartë se bëhet fjalë për aftërshok të atij tërmeti. Fakti se fuqia e tërmetit është më e vogël, tregon se bëhet fjalë për aftërshok dhe kjo është normale edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga dridhja kryesore”, tonë nga ky Institut.

Nga ky Institut theksojnë se nuk presin ndonjë lëkundje të re të tokës./21Media

Back to top button