Molliqaj thotë se Borrelli ia nxori Kurtit “dy gënjeshtra”

Cilat janë "gënjeshtrat" e Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjështra”.
“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.
Molliqaj pyeti se çka fshihet prapa këtyre “mashtrimeve të opinionit?”.
“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis? Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka shkruar ai.
Sonte përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se plani franko-gjerman është propozim që është bërë nga vetë ai dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e që ka përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës. Gjithashtu, ai ka thënë se të dyja palët, nuk e refuzojnë propozimin./21Media

Back to top button