“Momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta”, Osmani ndan foto nga vizita në Shtëpinë e të Moshuarve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga vizita që ka realizuar dje në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e Vitit të Ri.
Osmani ka thënë se me to ka ndarë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta, teksa u ka uruar shëndet.
“Në ditën e fundit të vitit 2024, vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku ndamë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta. Për vitin 2025, ju urova shëndet, dashuri dhe optimizëm!”, ka shkruar Osmani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?