Momenti kur Bad News Eagles kualifikohen në Paris

Ekipi kosovar në video-lojën CS:GO, “Bad News Eagles” e ka mposhtur ekipin më të mirë në botë, “FaZe” me shifrat 2:0 për të siguruar kualifikimin tutje në Paris Major, që zhvillohet nga 8 maj deri më 21 maj në kryeqytetin e Francës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Kjo fitore e përmbyll një seri të suksesshme të rezultateve (3 fitore dhe 1 humbje) të BNE, ku humbja e vetme erdhi në raundin e parë të kualifikimeve kundër 1WIN (16:9).

Pas kësaj humbje, BNE nuk shikoi më mbrapa dhe regjistroi një hat-trick të fitoreve kundër Viperio (16:9), Apeks (19:16) dhe FaZe (2:0), për të siguruar kualifikimin tutje për në Paris Major.

Notën më të mirë të kësaj përballje e kishte “gxx-“ (Genc Kolgeci) që regjistroi 48 vrasje dhe 31 vdekje, dhe u vlerësua me notën 1.29.

Ndërkaq, më i miri te FaZe ishte “Twistzz” (Russel Van Dulken) me 44 vrasje e 37 vdekje, dhe me notën 1.25.

Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve e statistikat, dhe momentin kur BNE siguron kualifikimin tutje.

Back to top button