Momenti kur Biden futet në Shtëpine e Bardhë

 

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bashkë me familjen e tij, tashmë janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë.

Në një video të realizuar në momentin e hapjes së dyerve, Bideni shihet i shoqëruar nga zonja e parë, Jill, dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Biden bëri të mërkurën betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.  Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij i parë zyrtar si presidenti i 46-të. Presidenti nënshkroi Deklaratën e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinetin qeveritar./21Media

Back to top button