Momenti kur Saimir Tahiri transferohet në burg

Ish-Ministri, Saimir Tahiri, pasditen e sotme është transferuar në burgun e Fierit në Shqipëri ku do të vuajë dhe dënimin.
Tahiri qëndroi afro një javë në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet.
Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila sipas vendimit të gjykatës, e ka vendosur ish ministrin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Pak ditë më parë gjykata Posaçme e Apelit e dënoi me 3 muaj e 4 vjet burg ish-ministrin e brendshëm.
Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në një dhomë të veçantë në godinën nr.2.
Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, për të shmangur çdo incident pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.
Tahiri u gjykua nga një trup gjykuese më tre gjyqtarë të transferuar në gjykatën e Posaçme nga apelet e rretheve.
Trupa gjykuese, e kryesohej nga gjyqtari Engert Pëllumbi, me anëtarët gjyqtarët Florjan Kalaja dhe Igerta Hysi.
Pas një seancë maratonë Gjykata e Posaçme e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’ me të njëjtin dënim u dënua edhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar dënimi i tyre ulet në 3 vite e 4 muaj burgim dhe në ndryshim nga vendimi i mëparshëm që dha ish Gjykata e Krimeve të Rënda Tahirit iu hoq pezullimi me shërbim prove por u vendos të qëndrojë në burg./oranews

Back to top button