24 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 1.554 raste të reja pozitive, nga realizimi i 4.153 testimeve.
Bëhet e ditur se nga rastet e reja, 216 pacientë janë infektuar për të dytën herë.
Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 1.843 dhe 12 viktima.
Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 12 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 31.01.2021 – 06.02.2022./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?