Momenti kur tërmeti dridhi klasën në Sichuan të Kinës
Katër persona vdiqën, ndërsa 14 mbetën të lënduar si pasojë e tërmetit që ndodhi dje në Kinë.
Fotografitë e publikuara nga transmetuesi shtetëror kinez, CCTV kapën momentin kur një tërmet me magnitudë 6.1 dridhi një shkollë kineze në provincën jugperëndimore të Sichuan.
Dhjetra nxënës shkolle në panik u panë duke rënë poshtë bankave të tyre përpara se të dilnin me shpejtësi nga klasa me duart mbi kokë.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km, shkruan BBC
Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili la të vdekur të paktën katër persona dhe lëndoi 14 të tjerë.
Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 që ka goditur qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008.
Videon mund ta shihni këtu./21Media