Turqia ndryshon emrin në OKB
Emri “Türkiye” po zëvendëson “Turqinë” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pas një kërkese të Ankarasë për t’u referuar si e tillë, njoftoi organi ndërkombëtar.
Marka e re “Türkiye” është tashmë në përdorim në gjuhë të huaja, përcjell rtv21.tv
Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB-së, tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, drejtuar sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, ku kërkohet përdorimi i fjalës “Türkiye” në vend të “Turqisë” në arenën ndërkombëtare.
Zëdhënësi tha se ndryshimi i emrit të vendit u bë efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.
Cavusoglu njoftoi dorëzimin zyrtar të letrës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare të martën.
“Së bashku me drejtorinë tonë të komunikimeve, ne kemi qenë të suksesshëm në përgatitjen e një terreni të mirë për këtë. Ne kemi bërë të mundur që OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, vendet të shohin këtë ndryshim në përdorimin e ‘Türkiye’,” tha Cavusoglu në Anadolu Agency./21Media