Momenti kur vajza mëson për vrasjen e nënës në Durrës

Burri vret gruan me levë hekuri

Një 63 vjeçar dyshohet se e ka goditur me levë bashkëshorten e tij, 59 vjeçe, brenda në dyqanin ku tregtonin metrazhe në Durrës.

Vrasja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit në sheshin “Azem Hajdari” në qendër të qytetit.

“Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Autori është arrestuar në afërsi të vendngjarjes.

Në vendngjarje ka mberritur dhe vajza e çiftit, e cila dëgjohet duke kërkuar të shkoj te trupi i viktimës./oranews

 

Back to top button