Greqia konfirmon rastin e parë me koronavirus

E infektuara është një 38-vjeçare nga Greqia

Ministria e Shëndetësisë e Greqisë ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, raporton Reuters. Pacientja është një 38-vjeçare greke, e cila ka udhëtuar nga një zonë e Italisë veriore, tha Sotiris Tsiodras, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 325, ndërsa numri i viktimave në 11./21Media

Back to top button