Monza mposht Juventusin, regjistron fitoren e parë

Juventusi është skuadra e cila ia ka mundësuar Monzës që të regjistrojë fitoren e parë në këtë kampionat dhe të marrë tre pikë të plota.

“Zonja e Vjetër” po kalon nëpër një krizë të rezultateve në këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Maximiliano Allegri ku në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, tre barazimi dhe një humbje.

Që në pjesën e parë Juveëntusi mbeti më një lojtarë më pak pasi Angel Di Maria u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 40-të.

Kjo bëri që vendasit ta shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë dhe e gjetën golin e epërsisë në minutën e 74’, ndërsa realizues ishte Gytkjaer.

Kështu Juventusi mbetet në vendin e tetë me 10 pikë, kurse Moinza është e 18-ta me katër pikë.

Back to top button